Gogu: Ministri francez i drejtësisë viziton sot Shqiperinë, sinjal besimi për rrugën evropiane

Nga D. V.
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, do të mirëpresë sot në Tiranë, ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin.

Ministri theksoi se kjo është hera e parë që një ministër francez i Drejtësisë viziton vendin tonë. Sipas tij, kjo vizitë përbën një sinjal besimi për rrugën europiane të drejtësisë shqiptare.

“Në prag të Kongresit Botëror të Drejtësisë, kjo vizitë konfirmon se partneriteti me Francën po forcohet jo vetëm në fjalë, por në standarde, bashkëpunim dhe institucione më të besueshme për qytetarët”, shkruan Gogu.

Shoqata Botërore e Juristëve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, gjyqtarëve ndërkombëtarë, ekspertëve dhe akademikëve të së drejtës nga e gjithë bota do të zhvillojë në Tiranë Kongresin Botëror të Ligjit.

Aktivitetet do të nisin sot me ceremoninë e dhënies së titujve Doctor Honoris Causa për personalitete të shquara të fushës së ligjit, që do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa më 7 maj do të zhvillohet ceremonia zyrtare e Sesionit Hapës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në mesin e të ftuarve të nivelit të lartë do të jenë Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades; ish-Komisionerja Evropiane për Drejtësinë, të Drejtat Themelore dhe Shtetësinë, Viviane Reding; Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya; si dhe figura të tjera të rëndësishme të jurisprudencës ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër