Gogu pret raportuesit e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi dje një takim me raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pawel Jablonski.

Në qendër të diskutimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe sfidat e ardhshme.

Gjatë takimit, Gogu theksoi se procesi i vetingut po shkon drejt përmbylljes, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi.

Sipas tij, sfida kryesore tashmë mbetet rritja e cilësisë së sistemit, përmes garantimit të profesionalizmit, paanshmërisë dhe funksionimit efektiv në shërbim të qytetarëve.

Në bisedime u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, situatën në institucionet e paraburgimit, si dhe nevojën për reformimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, përfshirë Kodin Penal dhe kodet e procedurave.

Gogu vlerësoi bashkëpunimin me Këshillin e Europës si një element kyç për forcimin e garancive për qytetarët, përmirësimin e aksesit në drejtësi dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.

Ai nënvizoi se drejtësia merr kuptim vetëm kur funksionon në mënyrë konkrete për qytetarët dhe i përgjigjet nevojave të tyre të përditshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër