Gonxhja pret drejtuesit e FIBA-s, në fokus zhvillimi i basketbollit shqiptar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në ambientet e ministrisë Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis, anëtarin e Bordit të FIBA Europe, Michal Konecny, dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan te zhvillimi i basketbollit shqiptar përmes rritjes së mbështetjes për federatën dhe investimeve në infrastrukturën sportive, me fokus krijimin e hapësirave të dedikuara për këtë sport.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ligjit të sponsorizimit, si një instrument për të nxitur përfshirjen e sektorit privat dhe për të zgjeruar burimet financiare në mbështetje të klubeve dhe sportistëve.

Palët diskutuan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit me FIBA-n, me synim zhvillimin e mëtejshëm të basketbollit në Shqipëri dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tij në arenën ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër