Gordon Brown: Irlanda do të bashkohet në të ardhmen

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 30 gusht Zhurnal.mk – Ish-kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se Irlanda do të bëhet një vend i bashkuar në të ardhmen.

Sipas Brown, në plan afatgjatë ka kuptim që Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të jenë pjesë e të njëjtit shtet.

“Ka kuptim, në plan afatgjatë, që Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës të jenë një vend”, ka thënë Brown.

Deklarata e ish-kryeministrit britanik konsiderohet e rëndësishme për shkak të rolit që ai kishte në qeverinë e Tony Blairit në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e së Premtes së Mirë, më 1998.

Në atë periudhë, Brown shërbente si ministër i Financave në qeverinë laburiste të Blairit.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë i dha fund pjesës më të madhe të konfliktit disa dekadësh në Irlandën e Veriut dhe përcaktoi se çdo ndryshim i statusit kushtetues të territorit duhet të bëhet me pëlqimin demokratik të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër