Gramos Daku vjen fuqishëm me baladën e re “S’ka dashni”

Nga admin
444 e lexuar

Artisti i njohur Gramos Daku vjen me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “S’KA DASHNI”, një këngë që sjell emocion të fortë, interpretim të ndjerë dhe një mesazh që prek realitetin e shumë zemrave.

Teksti i këngës është shkruar nga Edon Sejdiu, ndërsa për orkestrimin dhe masterizimin është përkujdesur Labinot Mezini, duke i dhënë projektit një tingëllim modern dhe të fuqishëm, në harmoni të plotë me vokalin karakteristik të Gramos Dakut.

Videoklipi, i realizuar nga BUG Production, vjen me një estetikë profesionale dhe vizuale të menduar deri në detaje, duke e plotësuar në mënyrë perfekte atmosferën emocionale të këngës.

“S’KA DASHNI” është publikuar nën publisher-in Baresha Network dhe tashmë po merr vëmendje të madhe nga publiku, duke u pritur si një nga projektet më të spikatura të Gramos Dakut në këtë periudhë.

Me këtë këngë, Gramos Daku dëshmon edhe një herë pjekurinë e tij artistike dhe aftësinë për të sjellë projekte që lidhen drejtpërdrejt me ndjenjat dhe përjetimet e publikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër