Hailey Bieber flet kundër teprimit në industrinë e bukurisë, rrjeti rikthen kritikat ndaj Rhode

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Hailey Bieber është përballur me kritika në rrjetet sociale pasi deklaroi se nuk është e interesuar për konsumin e tepërt në industrinë e bukurisë, ndonëse marka e saj Rhode është kritikuar për produkte dhe aksesorë të shumtë.

Gjatë Samitit të Grave më të Fuqishme të revistës Fortune, modelja foli për filozofinë pas markës së saj, të cilën e lançoi në vitin 2022 me vetëm tre produkte.

Sipas saj, synimi ka qenë krijimi i produkteve të domosdoshme, cilësore dhe të dobishme për rutinën e përditshme, në vend të lançimit të vazhdueshëm të artikujve të rinj, shkruan DailyMail.

Bieber theksoi se nuk dëshiron të nxjerrë produkte vetëm për të shtuar koleksionin e markës, por të krijojë artikuj që i përdor dhe i konsideron pjesë të rutinës së saj.

Ajo shtoi se, megjithëse një biznes duhet të jetë financiarisht i shëndetshëm, për të rëndësi ka edhe ruajtja e filozofisë fillestare të Rhode.

Megjithatë, deklaratat e saj kanë rikthyer diskutimet për produktet dhe aksesorët e markës, përfshirë mbajtëset e telefonit me hapësirë për shkëlqyes buzësh dhe aksesorët për produktet e grimit, të cilat janë kritikuar nga disa konsumatorë si të tepërta.

Në vitin 2025, Rhode u ble nga kompania e kozmetikës e.l.f. Beauty në një marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 893 milionë euro), ndërsa Hailey vazhdoi të ishte e përfshirë në drejtimin kreativ dhe zhvillimin e produkteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër