“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit

Nga D. V.
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, e cila ka fituar edhe një mandat në zgjedhjet e 7 qershorit, ka ironizuar me projektin e pushtetit për gazifikimin e thëngjillit.

Ajo ka bërë me dije se Qeveria Kurti ende nuk i ka vendosur dy bateritë e premtuara në Ferizaj dhe Pejë.

Në profilin e saj në Facebook, Ymeri ka shkruar se pretendimet e VV-së janë të pavërtetat.

“Dy bateri s’i kanë vendos në Ferizaj e Pejë që sa vjet, e po e gazifikojnë thëngjillin. Hajde rrenë hajde!”, ka shkruar ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër