Hapet regjistrimi i mediave për Forumin e Parë të Diplomacisë Energjetike më 25 nëntor në Shkup

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka hapur regjistrimin për mediat dhe ekipet gazetareske që dëshirojnë të ndjekin Forumin e Parë të Diplomacisë Energjetike “Renewables and Women in Energy”, i cili do të mbahet më 25 nëntor 2026 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup.

Forumi organizohet nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Sipas organizatorëve, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mbi 200 përfaqësues nga vendi dhe jashtë tij, përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve financiare, ekspertë të sektorit energjetik dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Punimet e forumit do të udhëhiqen nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ndërsa në program janë paraparë më shumë se 10 folës, panelistë dhe moderatorë vendas e ndërkombëtarë.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë burimet e ripërtëritshme të energjisë, siguria energjetike, bashkëpunimi rajonal, financimi i gjelbër dhe roli i grave në diplomacinë energjetike.

Ministria u bën thirrje të gjitha redaksive dhe gazetarëve të interesuar që të plotësojnë me kohë formularin e regjistrimit për të siguruar pjesëmarrjen në forum.

Forumi do të mbahet më 25 nëntor 2026, në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, me fillim nga ora 09:30.

Për regjistrim, mediat mund të plotësojnë formularin elektronik përmes platformës së dedikuar të ministrisë, ndërsa informacione shtesë për ngjarjen janë të disponueshme në faqen zyrtare të forumit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër