Haradinaj bisedon me Ramajlin, i shpreh mirënjohje për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese

Nga D. V.
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, të cilit i ka shprehur mirënjohje për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Haradinaj ka falënderuar Ramajlin për guximin dhe vizionin e tij.

Potimi i plotë:
Zhvillova një bisedë telefonike me Ilaz Ramajlin, të cilit i shpreha mirënjohjen time të thellë për aktin historik të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Kryetarin Ramajli e falënderova për guximin dhe vizionin, duke i kërkuar që përmes tij t’ua përcjellë mirënjohjen dhe urimet e mia të gjithë delegatëve të cilët legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, një ideal që u jetësua disa vite më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohje të gjithë brezave nga të gjitha trojet që guxuan për Kosovën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër