Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, meritojnë mbështetje më të madhe

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën dhe sakrificën e zjarrfikësve në shënimin e 4 majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Haradinaj theksoi se zjarrfikësit mbeten ndër shtyllat më të forta të shërbimit publik, duke vepruar çdo ditë në vijën e parë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve, edhe në kushte të vështira dhe me mungesë të mbështetjes institucionale.

“Zjarrrfikësit janë krenaria e shtetit tonë. Në kushte të rënda, të lënë anash dhe pa përkrahjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, vazhdojnë të jenë çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se sot, më shumë se kurrë, zjarrfikësit meritojnë respekt të plotë, vlerësim institucional dhe mbështetje konkrete për punën e tyre të palodhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër