Haxhiu nga Shtutica: Vrasjet e foshnjave, fëmijëve, vajzave, grave e pleqve, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Nga D. V.
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 prill, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtuticë të komunës së Drenasit, duke përkujtuar viktimat civile dhe dëshmorët e rënë gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës janë dëshmi e krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“27 vite më parë, Globari, Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Baks, Polluzha dhe fshatra të tjera të Drenicës, u përballën me sulmin e forcave okupatore serbe. 276 civilë të paarmatosur e të pafajshëm u masakruan. Disa prej trupave u dogjën, ndërsa të tjerë u dërguan në rrafsh të Serbisë me qëllim që të fshihen gjurmët e krimit. Vrasjet e foshnjave, fëmijëve, vajzave, grave, pleqve, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Më 30 prill 1999, pra në po atë ditë, në mbrojtje të civilëve të paarmatosur e të pafajshëm, ranë 42 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash dëshmorë të kombit. Në mesin e tyre edhe heroi Ilaz Kodra, i cili e udhëhoqi brigadën 114. Sot ne nderojmë veprën e tyre sublime, nderojmë jetën e martirëve dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Janë ata që kanë mundësuar që sot ne e kemi shtetin e Kosovës, lirinë e pavarësinë, të cilën duhet ta nderojmë me punë të vazhdueshme. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër