Haxhiu pret Ambasadoren e Kroacisë, përmendet bashkëpunimi

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor bëhet e ditur se u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër