Haxhiu: ShBA, partner thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane.

“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër