Hegseth: Udhëheqësi i ri i Iranit është i plagosur dhe “i shpërfytyruar”

Nga D. V.
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është i plagosur dhe ka gjasa të jetë i “shpërfytyruar”, tha sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Hegseth nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e plagëve apo rrethanat se si ato janë shkaktuar.

Ai shtoi se udhëheqja iraniane ndodhet në një situatë të vështirë, duke e përshkruar atë si “të dëshpëruar dhe të fshehur në nëntokë”.

Në konferencën për shtyp, Hegseth vuri në dukje mungesën e daljes publike të liderit të ri, duke theksuar se ai ka bërë vetëm një deklaratë me shkrim, të cilën e cilësoi si një shenjë dobësie.

Sipas tij, Khamenei është i frikësuar, i plagosur dhe në arrati, ndërsa legjitimiteti i tij po vihet në pikëpyetje.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi dje se kleriku 56-vjeçar – i cili mori detyrën më 8 mars pasi i ati i tij u vra në një sulm izraelit – nuk mund të shfaqej në publik.

Netanyahu la të kuptohet gjithashtu për mundësi tentativash të tjera për atentat.

Që nga emërimi i tij si udhëheqës suprem, Khamenei nuk është shfaqur publikisht.

Megjithatë, një deklaratë që i atribuohet atij u lexua dje në televizionin shtetëror iranian.

Sipas raportimeve të gazetës “The New York Times”, që citon tre zyrtarë iranianë, ai ka marrë plagë në këmbë.

Ndërkohë, televizioni CNN raportoi se dëmtimi lidhet me shputën e këmbës.

Duke cituar një burime lidhur me çështjen, plagosja ka ndodhur në fazat e para të ofensivës amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe përfshin gjithashtu një mavijosje rreth syrit të majtë si dhe plagë të tjera në fytyrë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër