Himarë, nis vlerësimi i dëmeve pas zjarrit: Bashkia identifikon familjet e prekura

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Himarë, 5 shtator Zhurnal.mk – Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, autoritetet vendore kanë nisur evidentimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara në zonat e prekura.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, bëri të ditur se një komision i posaçëm i ngritur nga bashkia ka dalë në terren për të verifikuar dëmet materiale dhe për të identifikuar familjet që kanë nevojë për mbështetje.

Sipas Tavos, procesi i evidentimit synon të krijojë një pasqyrë të plotë të situatës, në mënyrë që të vlerësohen nevojat për ndërhyrje, ndihmë dhe, në rastet përkatëse, dëmshpërblim.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i bashkisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura që të raportojnë çdo dëm të shkaktuar apo nevojë për asistencë pranë Drejtorisë së Emergjencave të Bashkisë Himarë.

“Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje”, deklaroi Tavo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër