Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monsted, zhvilloi një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.

Ambasada e Holandës në Tiranë njoftoi se pas takimit, Gjykata e Lartë organizoi një trajnim të specializuar mbi hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore penale.

Në trajnim morën pjesë gjyqtarë të Kolegjit Penal dhe këshilltarë ligjorë, ndërsa ekspertizën e saj e ofroi gjyqtarja Tamara Trotman nga Gjykata e Lartë e Holandës.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit MATRA për Gjykatën e Lartë, i zbatuar nga SSR, i cili synon të mbështesë institucionin shqiptar dhe të forcojë bashkëpunimin gjyqësor mes Shqipërisë dhe Holandës.

Sipas ambasadës holandeze, projekti kontribuon në ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas, më të përgjegjshëm dhe më të besueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër