Horror në Maqedoni: Babai ka shfaqur përmbajtje pornografike përpara djalit të tij të mitur në një vilë, me ç’rast e ka shtyrë edhe fëmijën të shikonte dhe të vetëkënaqej

Nga D. V.
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill, zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale të vazhdueshme – Kënaqja e epsheve seksuale para tjetrit (neni 190, paragrafi 3) dhe Shfaqja e materialit pornografik fëmijës (neni 193, paragrafi 1) nga Kodi Penal.

​I dyshuari 54-vjeçar, gjatë një periudhe më të gjatë kohore përgjatë viteve 2025 dhe 2026, në shtëpinë e pushimit të familjes në fshat, i ka shfaqur përmbajtje pornografike dhe është vetëkënaqur para djalit të tij 10-vjeçar, duke e detyruar edhe fëmijën që të shikojë dhe të vetëkënaqet.

​Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore të Manastirit propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër