Hoxha i ri nga Grupçini, Sheadin Ajruli, ndërron jetë në Itali, sot u varros në vendlindje

Nga Xh M
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 shkurt – Një lajm i trishtë ka prekur banorët e fshatit Grupçin dhe më gjerë. Në moshë shumë të re është ndarë nga jeta Hfz. Sheadin ef. Ajruli, një personalitet i respektuar i kësaj zone.

I ndjeri, i lindur më 10 maj 1990, u përcoll sot për në banesën e fundit, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe bashkëfshatarët. Trupi i tij ishte sjellë nga Italia, ku ai jetonte dhe punonte, për t’u prehur në vendlindje.

Ceremonia e varrimit u zhvillua sot, më 24 shkurt 2026, në varrezat e fshatit Grupçin, menjëherë pas namazit të ikindisë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” – thuhej në njoftimin e fshatit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër