Shkup, 22 qershor, Zhurnal.mk – Fenomeni i eksodit masiv dhe rënia e natalitetit nuk janë vetëm shifra statistikore ato tashmë po shfaqen hapur në korridoret e shkollave. Regjistrimet e nxënësve në shkollat fillore e të mesme tregojnë një rënie drastike, duke e bërë të dukshme humbjen e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ky realitet është alarmues, sepse zbrazja e klasave sot paralajmëron zbrazjen e qyteteve nesër. Këta politikanë që nuk shqetësohen sot për këtë fenomen rrezikojnë nesër të ngelin pa votues e mbështetës, shkruan Zhurnal.
Në Dibër nga 238 vende për nxënës, vetëm 32 janë mbushur
Shembulli i gjimnazit “28 Nëntori” në Dibër është ilustrimi më i qartë i krizës demografike. Për vitin shkollor 2026/2027, nga 238 vende të parapara, vetëm 32 u plotësuan në afatin e parë. Vitin e kaluar, në të njëjtën fazë, ishin regjistruar 95 nxënës. Pra, brenda një viti, numri është përgjysmuar. Ky trend nuk është rastësi por pasojë e migrimit masiv të familjeve, rënies së lindjeve dhe orientimit të nxënësve drejt shkollave profesionale në qytete më të mëdha si Struga, Ohri, Tetova apo Shkupi.
Po shkojmë drejtë një situate që çdo vit nga një shkollë më pak, numri i nxënësve të shkollave të mesme në rënie alarmante.
Kjo është dhe si e tillë duhet trajtuar, brengë kolektive që prej gjithë shoqërinë numri i nxënësve po zvogëlohet ndjeshëm. Vetëm në dhjetë vitet e fundit, bankat shkollore kanë humbur mbi 8.600 nxënës, pothuajse gati sa një komunë e tërë me banorë të zhduken. Në vitin shkollor 2015/2016 kishte 72.799 nxënës, ndërsa këtë vit vetëm 64.167. Në total, për një dekadë numri i gjimnazistëve është ulur me mbi 16 për qind, ose 13.152 nxënës më pak.
Se gjendja nuk po shkon në drejtimin e duhur e dëshmon edhe vendimi i MASH-it për optimizimin e shkollave. Nga 1 shtatori, 8 nga gjithsej 24 shkolla fillore rajonale në komunën e Strugës pritet të mbyllen, përkatësisht të vihen në gjendje pezullimi dhe të bashkohen me shkollat qendrore. Kjo krejt si pasojë e mungesës së normës së duhur për numrin e nxënësve.
Kush e nxiti këtë situatë?
Rënia e regjistrimeve është produkt i disa faktorëve në mesin e të cilëve kryeson migrimi masiv: Familjet e reja po largohen drejt vendeve të BE-së, duke boshatisur vendin. Faktor shtesë është edhe numri i lindjeve që ka rënë ndjeshëm, duke reflektuar krizën demografike të paralajmëruar prej kohësh.
Prandaj, rikuperimi i kësaj gjendjeje kërkon masa të guximshme dhe vizion afatgjate. Përshembull në vendin tonë mungon një s0trategji kombëtare për mbajtjen e të rinjve në vend, mungojnë edhe investimet në vende pune cilësore dhe politika që e bëjnë jetën në vend më tërheqëse dhe të përballueshme ekonomikisht.
Me fjalë të tjera vendit i nevojiten udhëheq të përgjegjshëm e vizionarë që në rend të parë mendojnë e veprojnë për interesin kolektiv para atij personal e klanor. Se a do të jetë e arritshme kjo gjë në vendin tonë mbetet të shihet viteve në vijim./Zhurnal.mk
