I afërmi ia dërgoi për skrap veturën që ia kishte huazuar

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 29 mars, Zhurnal.mk – Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një i njohur i tij, përcjell TV21. Sipas raportimit, ai i kishte huazuar automjetin e tij „BMW“ personit në fjalë, i cili e kishte dërguar për skrap.

“Më 29.03.2026 në ora 12:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një i njohur i tij A.Xh.. Sipas denoncimit, ai ka kërkuar t’i marrë huaj automjetin e tij „BMW“, ndërsa pasi e ka marrë e ka njoftuar se ka një defekt dhe e ka lënë te një mekanik. Siç është denoncuar, pas tentativave disaditore për të rënë në kontakt dhe për të marrë mjetin mbrapsht, më 28.03.2026 është përballur me mekanikun i cili ka pranuar se automjetin e ka dërguar në një parcelë për automjete të vjetërsuara në fshatin Sllatinë. Gjithashtu, sipas denoncimit, ai e ka gjetur automjetin e dëmtuar aty dhe pronari i ka thënë se e ka blerë nga mekaniku. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër