“I kishte dhjetë plagë”, mjekja shtatzënë e sulmuar nga qentë në QKUK lirohet nga spitali

Nga Xh M
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill Zhurnal.mk – Mjekja shtatzënë e cila u sulmua nga qentë endacakë të premtën në QKUK është liruar nga spitali të mërkurën, pas disa ditësh të trajtimit në Klinikën e Gjinekologjisë.

Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, ajo i ka pasur 10 plagë të cilat i kanë kulluar vazhdimisht në trajtim, ka pasur CRP të lartë, pra, prani të infeksionit të lartë në organizëm duke u trajtuar me antibiotikë si dhe me ankthe e gjendje të rënduar psiqike-emocionale, për të cilën disa herë e ka vizituar edhe psikiatri.

Në trajtimin dhe monitorimin e saj kanë marrë pjesë gjinekologë, infektologë, kirurgë plastikë dhe psikiatër.

Përkundër që specializantes i ka ndodhur në vend të punës askush nga menaxhmeti i QKUK-së nuk e ka vizituar apo reaguar për të shprehur shqetësimin për të.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër