I premtoi vizë, burri nga Gostivari dyshohet se mashtroi një grua për 3.000€

Nga D. V.
866 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (48) nga fshati Bajnicë e Epërme, komuna e Gostivarit, nën dyshimin për veprën penale mashtrim. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 ai ka mashtruar një grua duke i premtuar se do të ndërmjetësonte për t’i siguruar vizë për një shtet të huaj. Në disa raste, viktima i kishte dhënë gjithsej 3.000 euro.

“SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (48) nga fshati Banjicë e Epërme, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Gjatë vitit 2025, i dyshuari ka mashtruar një grua duke i premtuar se do të ndërmjetësonte për t’i siguruar vizë për një shtet të huaj, ndërsa në disa raste ajo i kishte dhënë gjithsej 3.000 euro”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër