Iftar në Shkup me liderët e shtetit, organizuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi

Nga B.M
1,827 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Adrim Gashi organizoi iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin morën pjesë krerët më të lartë shtetëror dhe fetar.

“Muaji i Ramazanit është një muaj që na fton të reflektojmë, të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin dhe të forcojmë ndjenjën e solidaritetit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës dhe që, me praninë e tyre, e bënë këtë iftar edhe më të veçantë.

“Uroj që kjo mbrëmje të na bashkojë në frymën e respektit, paqes dhe vlerave që na mëson Ramazani”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër