Ohër, 18 gusht – Ish presidenti shqiptar Ilir Meta sot në Ohër ka takuar kryeministrin Hristijan Mickoskin dhe disa nga ministrat që ishin pjesë e ngjarjes së ushtrisë të shënuar sot në Ohër.
Postimi i plotë:
Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!
I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.
Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!
Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre
ekonomik.
VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.
