Gostivarasi e huazoi veturën nga kusheriri, dhe e shiti në Shkup për 4500 euro

Nga admin
342 e lexuar

Gostivarasi 40 vjeçar, po përballet me një kallëzim penale, pasiqë paraprakisht, sipas hetimit, e kishte huazuar veturën nga kusheriri i tij, dhe të njëjtën e kishte shitur sikur të ishte e tij.
Fjala është për personin me inciale B.S. (40) nga Gostivari, i cili e kishte marr veturën e tipit “Volkswagen Golf” dhe në vend që t’ia kthejë kusheririt, ai e kishte shitur për 4500 euro në Shkup.
Pas kësaj, rasti ishte paraqitur në polici, kurse hetimi akoma është në rrjedhë e sipër, gjë pas të cilës do të pasojë edhe procedura adekuate ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër