Importet tejet më të larta se eksportet, Kosova me 568 milionë euro deficit vetëm në gusht

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator Zhurnal.mk – Vetëm në gusht të këtij viti, Kosova ka regjistruar deficit tregtar prej 568 milionë eurosh sipas të dhënave për tregtinë e jashtme të mallrave, transmeton Gazeta Metro.

Agjencia e Statistikave në raport të fundit thotë se në gusht 2026 Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 100.5 milionë eurosh, që paraqet rritje prej 31.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, importi arriti në 668.5 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Deficiti tregtar në gusht ishte 568 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kishte qenë 536.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.8 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër