Incident i rëndë në Gostivar, të shtëna me armë zjarri

Nga admin
1,052 e lexuar

Gostivar, 1 janar – Një incident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së ndërrimit të motmoteve në qytetin e Gostivarit. Sipas informacioneve fillestare, një 18-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda shisha barit, pas një zënke fizike që kishte ndodhur më herët në ambientet e lokalit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave, i cili më pas ka eskaluar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Dyshohet se personi i përfshirë është identifikuar dhe po ndërmerren veprime për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të incidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër