Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Nga D V
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Më 01.09.2026 rreth orës 19:50 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik në Tetovë, Xh.M.(24) nga fshati Pallatcë i Tetovës, pasi i është kërkuar të kryejë një pagesë për shërbim mjekësor, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka thyer xhamin e sportelit të pranimit, me ç’rast ai dhe dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, Xh.M. ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor, e më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transportuar në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër