India kërkon shpjegime nga Irani pas vdekjes së detarit në Ngushticën e Hormuzit

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Delhi, 14 korrik Zhurnal.mk – Autoritetet indiane kanë thirrur zëvendësambasadorin e Iranit për të kërkuar sqarime lidhur me vrasjen e një detari indian në Ngushticën e Hormuzit, sipas një zyrtari të qeverisë së Indisë.

Ngjarja ndodhi pranë bregdetit të Omanit, ku dy anije u goditën nga raketa iraniane. Si pasojë, një anëtar indian i ekuipazhit humbi jetën, ndërsa tetë të tjerë pësuan plagë.

Teherani ka pretenduar se dy cisternat ishin “shkelës” dhe se u sulmuan pasi nuk iu bindën paralajmërimeve, duke u përpjekur të kalonin përmes një “rruge të minuar”.

Të dhënat e agjencisë detare të OKB-së tregojnë se, që nga nisja e luftës më 28 shkurt deri në fillim të qershorit, incidentet në këtë zonë kanë shkaktuar vdekjen e 14 detarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër