Irani kërcënon hapur Europën: Nëse përfshiheni në sulme, do të hakmerremi

Nga Xh M
1,108 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka kërcuar hapur Europën që të mos marrë pjesë në sulmet kundër shtetit të tij.

Gjatë një interviste mediatike për televizionin francez, France24, Ravanchi tha se i ka informuar liderët europianë që përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit

“I kam informuar tashmë evropianët dhe të gjithë të tjerët, se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”, tha ai.

Ai gjatë intervistes së tij, ka shtuar se do jetë “objektiv legjitim për çdo vend të përfshirë”.

“Nëse ndonjë vend merr pjesë në agresionin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrje nga Irani”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër