ISHP: Javën e kaluar janë regjistruar 96 raste me grip

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Brenda një jave, nga 1 deri më 7 dhjetor 2025, në Maqedoninë e Veriut u raportuan 96 raste të raportimeve grupore të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, 15.8% më pak se javën e kaluar, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Nga këta, 85 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 6 persona mbi 65 vjeç, 4 fëmijë të moshës 5-14 vjeç dhe një rast i regjistruar është i moshës 0-4 vjeç.

Në sezonin 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin është 872. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 60.9%.

Nga ISHP thonë se që nga 16 tetori, ka filluar vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikut të qytetarëve, dhe interesi është i lartë. Deri më tani, gjithsej 76,702 persona nga kategoritë e rrezikut janë imunizuar me vaksinë falas në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More