Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

nga Xh M

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke vënë në pranga një 37-vjeçar nga Tirana. Gjatë një kontrolli të imtësishëm në kamionin që drejtonte shtetasi me iniciale J. T., efektivët zbuluan një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara që po tentoheshin të futeshin në Shqipëri.

Mallrat ishin fshehur brenda mjetit dhe për to nuk kishte asnjë faturë origjine apo deklaratë importi. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 360 shishe verë, pjesë të ndryshme këmbimi për automjete të përdorura, kamionin si dhe aparatin celular të drejtuesit. Sipas autoriteteve, operacioni u bazua në analizën e riskut dhe informacionet e siguruara në rrugë operative. 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar qëllimisht t’u shmangej detyrimeve doganore duke mos deklaruar mallrat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More