Ivana e thirri me ‘video call’ Stojançen dhe u hodh nga ballkoni, dëshmitari rrëfen çfarë ndodhi më 2 mars

Nga Xh M
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill Zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale ka vazhduar sot gjykimi ndaj Stojançe Jovanovskit, i akuzuar në rastin që lidhet me vdekjen tragjike të Ivanа Stojanoskës dhe vajzës së saj gjashtëvjeçare, më 2 mars.

Para trupit gjykues dëshmoi Martin Sazdov, mik i çiftit dhe dëshmitar i ngjarjes, i cili paraqiti detaje shqetësuese mbi dhunën që, sipas tij, Ivana kishte përjetuar për një kohë të gjatë.

Sipas dëshmitarit, në ditën kritike Stojançe e kishte sulmuar fizikisht Ivanën në vendin e saj të punës, ndërsa incidenti kishte vazhduar edhe më pas.

“E rrahu edhe në veturë, derisa ajo humbi ndjenjat,” deklaroi Sazdov.

Ai shtoi se Ivana nuk kishte guxuar të fliste para policisë nga frika, duke pretenduar se ishte paralajmëruar që të mos denonconte përsëri.

Dëshmitari theksoi se dhuna kishte qenë e vazhdueshme që nga viti 2021, duke përmendur edhe raste të tjera të abuzimit dhe fyerjeve. Sipas tij, në një rast, Stojançe i kishte nxjerrë nga vetura Ivanën dhe vajzën e saj gjatë natës.

Në dëshminë e tij, Sazdov përshkroi edhe momentet para ngjarjes tragjike. Ai tregoi se Ivana ishte izoluar në banesë dhe kishte bërë një video-thirrje me bashkëshortin para se të ndodhte tragjedia.

“Dëgjuam një përplasje të fortë dhe vrapuam. E pash Ivanën të mbuluar me gjak,” tha ai.

Në seancën e sotme dëshmoi edhe një dëshmitare tjetër, e cila kishte parë rastësisht një konflikt mes çiftit në rrugë dhe kishte njoftuar policinë.

Gjykimi pritet të vazhdojë nesër me dëshmitarë të tjerë, përfshirë një fqinje dhe mësuesen e vajzës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër