Izbi Vinca zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Strugë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 12 shtator Zhurnal.mk – Izbi Vinca është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të kësaj dege, ku mori pjesë lidershipi më i lartë i partisë shkruan Strugalajm.

Në Kuvendin Zgjedhor ishin të pranishëm kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe eksponentë të tjerë të lartë partiakë dhe përfaqësues të strukturave të partisë.

Kuvendin e hapi Lavdim Elmazi, koordinator i Aleancës për Shqiptarët për Strugën, ndërsa në vijim kuvendarët shprehën mbështetjen e tyre për Izbi Vincën, i cili u zgjodh kryetar me aklamacion.

Pas marrjes së besimit nga kuvendarët, Vinca falënderoi kryetarin Taravari, delegatët dhe personalitetet e Aleancës për Shqiptarët që ndër vite kanë dhënë kontribut në ndërtimin dhe konsolidimin e kësaj partie.

Në fjalën e tij, kryetari i ri i degës së ASH-së në Strugë theksoi se synimi i tij do të jetë konsolidimi dhe forcimi i strukturave partiake në Strugë, duke i dhënë një rol më të madh rinisë, profesionistëve dhe diasporës.

Vinca paralajmëroi një qasje më aktive politike dhe zgjerim të bazës së partisë, me synimin që Aleanca për Shqiptarët në Strugë të rrisë performancën, aktivitetin politik dhe praninë e saj në terren.

Zgjedhja e Vincës vjen në një moment kur dega e ASH-së në Strugë synon të fuqizojë strukturat dhe të krijojë një ekip më të gjerë, me përfshirje të gjeneratës së re, profesionistëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër