Izet Mexhiti i bën thirrje Ali Ahmeti për debat publik

Nga B.M
1,420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 maj, Zhurnal.mk – Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për një debat të hapur publik.

Në një intervistë për MTV2, Mexhiti theksoi se një përballje e drejtpërdrejtë do të ishte në interes të qytetarëve dhe do të ndihmonte në qartësimin e dallimeve mes dy koncepteve politike, përcjell Zhurnal.mk.

“Ftoi Ahmetin në debat të hapur për të bërë siç tha, krashasimin me “VMRO-në tonë dhe VMRO-në e tyre”., që qytetarët të shohin dhe të krahasojnë qasjet dhe ofertat politike”, deklaroi Izet Mexhiti.

Ai vlerësoi se debati publik është i domosdoshëm për rritjen e transparencës dhe për informimin më të mirë të opinionit mbi programet dhe vizionet e subjekteve politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër