Izet Mexhiti: Sondazhi konfirmon mbështetjen për VLEN-in dhe nevojën për unifikim

Nga B.M
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 mar, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar rezultatet e sondazhit të fundit, duke theksuar se ato pasqyrojnë qartë mbështetjen qytetare për VLEN, transmeton zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, sondazhi dëshmon përkrahjen për, siç e quan ai, “qeverisjen me duar të pastra”, duke e lidhur këtë me luftën kundër korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimin e komunave.

Ai ka theksuar se qytetarët po vlerësojnë rezultatet konkrete, si rritja e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetja për mjekët, gjinekologët dhe stomatologët, si dhe ndërtimi i universiteteve dhe projekteve të tjera zhvillimore.

Mexhiti gjithashtu ka kritikuar opozitën shqiptare, duke e akuzuar për, siç tha, përhapje të “fake-news” dhe përpjekje për të krijuar pasiguri dhe paqartësi te qytetarët.

“Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe propagandës së rreme opozitare, e cila nuk mund ta mundë shërbimin e ndershëm të VLEN-it”, ka shkruar Mexhiti.

Në fund, Mexhiti ka nënvizuar se mesazhi i qytetarëve është i qartë: nevoja për bashkim dhe konsolidim të VLEN në një subjekt të vetëm politik, me strukturë të fuqishme dhe zë të unifikuar në skenën politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër