Jakup Huseini: Koha për ndryshim në Bërvenicë, vendimi më 18 tetor

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 shtator Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar mesazhin e tij për zgjedhjet lokale të 18 tetorit, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe punë konkrete në komunë.

Huseini thotë se Bërvenica ka pritur mjaft dhe se problemet e vjetra duhet të marrin zgjidhje përmes një pune konkrete dhe të planifikuar.

Në fokus të programit të tij janë rrugët, infrastruktura, hapësirat publike, sporti dhe nevojat e banorëve, me synim që ndryshimet të jenë të dukshme në të gjitha pjesët e komunës.

“Unë nuk vij me premtime për një ditë. Vij me plan për Bërvenicën”, thekson Huseini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër