Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike mohoi pohimet e Iva Mihajllovës e cila së fundmi gjatë një interviste në Bullgari kishte deklaruar se shërbimet sekrete e kanë përndjekur atë gjatë lëvizjeve në Koçan. Sipas Janevit, qëllimi i MPB-së është që të mësohen rrethanat se si ajo arriti të lëshojë vendin ndërsa për përndjekje, tha se nevojitet urdhër nga Gjykata.
“Byroja për Siguri Publike dhe Ministria e Brendshme veprojnë në çdo lëndë sipas kompetencave ligjore. Në këtë rast, nga ana e BSP-së ose MPB-së, unë si drejtor nuk kam informacione të tilla. Do të apeloja që të ndajmë momentin politik apo intencën për personin konkret dhe shtetin konkret, për degradimin e pjesës profesionale të policisë në veprimet e saja. Nuk do të doja të hyjmë në tema ditore politike të cilat do të nxitnin tema të tjera. Çështja është e ndjeshme ndërsa ne në mënyrë aktive punojmë në rastin për atë se kush, si dhe çfarë ka mundësuar që personi në fjalë të ndodhet atje ku ndodhet momentalisht”, deklaroi Aleksandar Janev – Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

