Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë bërë çmos për të zgjidhur problemin më të madh për automjetet elektrike me performancë të lartë: heshtjen.
Meqenëse automjetet elektrike janë të heshtura, shumë argumentojnë se atyre u mungon emocioni dhe karakteri i veturave me performancë të lartë me djegie të brendshme.
Bentley është i fundit nga prodhuesit që është treguar kreativ dhe nuk po kursen asgjë.
Ai punësoi një orkestër të tërë për të replikuar tingullin e një motori V8 për SUV-in e tij të ardhshëm elektrik Torcal , duke krijuar një kolonë zanore të motorit të quajtur “Bentley Dynamic Symphony”.
Ajo që është interesante në lidhje me përdorimin e instrumenteve të vërteta është se Bentley në fakt nuk po ju jep zhurmë të rreme të motorit, por po kopjon ritmet dhe tonet që e bëjnë zhurmën e motorit kaq të këndshme, por me instrumente të vërteta, të luajtura nga njerëzit.
Për të krijuar një ide se çfarë i bën motorët V8 të vjetër kaq fantastikë për t’u dëgjuar, ekipi i Bentley mori një, e regjistroi tingullin e tij në një studio dhe e analizoi.
Bateritë ishin pika qendrore e Bentley, pasi ato mund të kopjojnë më së miri ndjesinë e një motori, por u përdor e gjithë orkestra, duke përfshirë kitarat bas dhe violat.
