Joan Laporta mbështet një yll të Barcelonës për të fituar Topin e Artë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për shanset që lojtarët e klubit katalunas ta fitojnë Topin e Artë .

Në sezonin 2025/26, Barcelona fitoi La Ligën. Ekipi triumfoi gjithashtu në Superkupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve, klubi katalunas u eliminua në çerekfinale nga Atletico Madridi.

Megjithatë, shumë yje të Barcelonës ishin vendimtar në triumfin e Barcelonës në Kupën e Botës 2026 dhe kështu sipas presidentit Laporta njëri nga lojtarët e tyre duhet ta fitojnë Topin e Artë.

“E dini që si tifoz i Barcelonës dhe si president i klubit, dua që një lojtar i Barcelonës të fitojë. Ka shumë kandidatë dhe ne jemi shumë krenarë për ta”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Nëse është Lamine Yamal , do të jem shumë i lumtur, sepse ai pati një sezon të shkëlqyer dhe vazhdimisht i sjell gëzim botës së futbollit me lojën e tij. Ai gjithashtu e ka filluar shumë mirë këtë sezon dhe vazhdon të luajë në një nivel të lartë. Ai është një nga ata lojtarë që, siç thotë vetë, u sjell kënaqësi spektatorëve”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 26 tetor, por shpresojmë që drejtësia të triumfojë dhe një lojtar i Barcelonës do të fitojë Topin e Artë. Nëse është Lamine, do të jemi të emocionuar”, përfundoi presidenti i Barçës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër