“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 gusht Zhurnal.mk – Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata u mblodhën sot në protestën e 69-të radhazi kundër qeverisë Rama.

Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, ndërsa mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët të cilët folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

artikuj të ndërlidhura