Kallas: Izraeli të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve, kjo minon paqen

Nga D. V.
78 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 20 prill Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian dënon veprimet unilaterale të Izraelit, siç është zgjerimi i vendbanimeve, të cilat “minojnë zgjidhjen me dy shtete, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

Deklarata e Kallas erdhi ndërsa hapi takimin e dyfishtë ministror të ‘’Aleancës Globale për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete dhe Komitetit Ndërlidhës Ad Hoc (AHLC)’’ në Bruksel, duke i kërkuar qeverisë së Benjamin Netanyahut të ndryshojë kurs.

Kallas gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që të lirojë urgjentisht të ardhurat dhe autorizimet e nevojshme, përfshirë kujdesin shëndetësor, për të siguruar funksionimin e Autoritetit Palestinez.

“Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë që palestinezët dhe izraelitët të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe”, shtoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër