Kapet ari i padeklaruar në kufi, Policia dhe Dogana e Kosovës ndërhyjnë në Han të Elezit

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Han i Elezit, 6 maj Zhurnal.mk – Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me ar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, gjatë një operacioni të realizuar mbi bazën e informacioneve inteligjente.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar sot rreth orës 16:10, kur është ndaluar për kontroll të detajuar një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë me inicialet M.L.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e një pasagjereje (J.H.) janë zbuluar stoli ari të ndryshme, të fshehura në një qese të mbyllur. Po ashtu, tek drejtuesi i autobusit janë gjetur edhe disa stoli ari të fshehura në xhaketën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas autoriteteve, në total janë sekuestruar 129.76 gramë ari i padeklaruar, përfshirë varëse, unaza, rrathë dore dhe një medaljon. Ari i konfiskuar nuk ishte deklaruar në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës dhe është marrë nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër