Kapllani takon Alghunaim, në fokus forcimi i kapaciteteve për sigurinë kibernetike

Nga D. V.
667 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus forcimin e kapaciteteve, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe ndarjen e praktikave më të mira për reagimin ndaj incidenteve.

Sipas, AKSK-së, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe për të hedhur bazat e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet institucioneve përkatëse të dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër