Kasami: Jemi të gatshëm për zgjedhje edhe nëse shpallen nesër, por jemi të fokusuar në projekte

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se koalicioni nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është i gatshëm nëse ato shpallen.

“Ne si VLEN jemi të gatshëm që zgjedhjet e parakohshme të shpallen edhe nesër, por si pjesë e koalicionit qeveritar dhe pushtetit lokal jemi të fokusuar në realizimin e programit që ua kemi ofruar qytetarëve. Prandaj, nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Kasami.

Ai u shpreh i bindur se, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, VLEN do të dalë fitues në bllokun shqiptar dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe të udhëheqë komunat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër