Kasami në Euronews Albania: Medreseja, Ligji i Përfaqësimit dhe Korridori 8, rezultatet e dy viteve të VLEN-it

Nga B.M
1,205 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 Maj, Zhurnal.mk – Në një komunikat për media nga VLEN bëjnë të ditur se bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një intervistë për “Euronews” ka folur për projektet e realizuara gjatë qeverisjes dyvjeçare të VLEN, derisa BDI shumë prej tyre i la përgjysmë.

“E di opinioni se shumë projekte madhore duke u nisur nga Medreseja që për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është një nga projektet më të rëndësishme, BDI e premtoi për 20 vite por nuk e realizoi, solli një vendim të mangët kryeministri i famshëm i cili menjëherë pas zgjedhjeve u abrogua nga Gjykata Kushtetuese dhe ne me ligj të veçantë të pranohen shkollat fetare ku përfundimisht edhe statusi i medresesë”, tha Kasami.

Poashtu, sipas tij procedurën qeveritare e ka kaluar Ligji për përfaqësim të drejtë, një premtim i kamotshëm i BDI-së i realizuar pjesërisht.

U desh VLEN, sipas Kasamit të vjen në qeveri që të këtë obligim të fundit të MO-së ta realizojë dhe sot të kemi nëj draft- propozim të kaluar në qeveri që së shpejti do kalojë edhe në Kuvend.

“Me këtë shqiptarët konfrom normës kushtetuese do të jenë të përfaqësuar në institucionet e këtij shteti”, ka shtuar Kasami.

Sipas tij, poashtu edhe projektet kapitale që kanë të bëjnë me lidhjen mes Maqedonisë së Veriut me Korridorin 8 po realizohen me një intensitet të shtuar.

“Edhe pse BDI akuzonte në vazhdimësi se do të ndërpritet dhe mjetet do transferohen në territoret tjera të vendit, shumë shpejt do të ndodhë edhe realizimi i rrugës Shkup- Bllacë, për 20 vite i premtuar nga BDI, pastaj shpallja e tenderit të tunelit në aksin rrugor Prizren Tetovë”, ka nënvizuar Kasami.

Kasami foli edhe për modelin i ri për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kasami ka theksuar se bashkimi i pesë subjekteve politike në një strukturë të vetme përfaqëson një hap të domosdoshëm drejt fuqizimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Kasamit, përvoja e kaluar e secilit subjekt politik ka dëshmuar se veprimi i ndarë nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa bashkimi në një organizatë të vetme rrit kapacitetin për t’u përballur me sfidat që i presin shqiptarët në vend.

“Të gjithë jemi bashkë, në një zë, në një strukturë dhe në një organizatë. E kaluara jonë na ka mësuar se më mirë është të veprojmë së bashku sesa të tentojmë ndryshimin të ndarë”, theksoi Kasami.

Ai pranoi se procesi i bashkimit nuk ka qenë i lehtë, duke pasur parasysh se bëhej fjalë për pesë struktura të ndryshme partiake me organizime të veçanta, përfshirë kryesi qendrore, kuvende, degë dhe nëndegë. Megjithatë, sipas tij, këto struktura tashmë po unifikohen në një organizim të vetëm politik.

Kasami shtoi se qëllimi kryesor i partive politike është fitimi i besimit të qytetarëve dhe përfaqësimi i tyre në qeveri, duke vlerësuar se modeli i bashkimit në një subjekt të vetëm është rruga më efikase për të arritur këtë synim.

Sipas tij, VLEN synon të paraqitet si një alternativë e re politike që reflekton unitetin dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër