Kasami përshëndet vendimin e KE për Kosovën: Hap i rëndësishëm drejt BE-së

Nga B.M
939 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 Mars, Zhurnal.mk – Bilall Kasami, kryetar i Lëvizja Besa dhe njëherësh kryetar i komunës së Tetovë, ka përshëndetur vendimin e Komisioni Evropian për heqjen e masave ndaj Kosova.

Në një reagim publik, Kasami e cilësoi këtë vendim si të drejtë dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ai theksoi se ky hap përbën gjithashtu një mirënjohje për punën dhe angazhimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në procesin e eurointegrimeve, transmeton zhurnal.mk.

Kasami u shpreh optimist për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke shpresuar që shumë shpejt vendi të arrijë të formalizojë statusin e kandidatit.

Ai gjithashtu theksoi se perspektiva evropiane e Kosovës është e rëndësishme jo vetëm për vetë shtetin, por edhe për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, duke shtuar se synimi i përbashkët mbetet anëtarësimi në familjen e madhe evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër