Kasami: Tetova do të jetë kryeqyteti i çiklizmit më 6 shtator

Nga D V
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se më 6 shtator 2026 Tetova do të jetë nikoqire e Kampionatit Shtetëror në Ngjitje Malore dhe e një gare ndërkombëtare të çiklizmit, ngjarje që pritet të mbledhin sportistë dhe adhurues të këtij sporti nga vendi dhe rajoni.

Kasami bëri të ditur se sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut, Emil Cvetanov, si dhe me kryetarin e Klubit të Çiklizmit “Phoenix Cycling Team”, Senad Idrizi, ku është diskutuar për përgatitjet organizative të kësaj ngjarjeje sportive.

“Për herë të parë, Komuna e Tetovës dhe Federata e Çiklizmit e Maqedonisë së Veriut po e sjellin këtë ngjarje të madhe sportive në qytetin tonë. Tetova po bëhet qendër e ngjarjeve të rëndësishme, sepse ne nuk presim që mundësitë të vijnë vetë, por punojmë dhe i krijojmë ato. Më 6 shtator, malet tona do të bëhen arenë gare, ndërsa Tetova do të dëshmojë se ka bukurinë, mikpritjen dhe fuqinë për të organizuar ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare”, ka shkruar Kasami.

Sipas tij, organizimi i këtyre aktiviteteve sportive paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e Tetovës si destinacion sportiv dhe turistik, duke e vendosur qytetin në hartën e ngjarjeve sportive me karakter ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër