Katër shërbime të reja nga FSSH-ja nga tani të disponueshme në internet

Nga admin
573 e lexuar

Shkup, 22 janar  – Katër shërbime të reja nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor janë të disponueshhme në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Trej prej tyre janë të destinuara për persona fizik, ndërsa një është për person juridik, informoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. 

Për personat fizikë janë futur shërbimet elektronike: certifikatë për regjistrime dhe çregjistrime në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributet e paguara, dhe certifikatë për kompensim të pagës gjatë paaftësisë së përkohshme për punë.

Për herë të parë për personat juridikë është mundësuar shërbimi elektronik për lëshimin e certifikatës për kontributet e paguara për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm, krejtësisht digjital dhe i disponueshëm në çdo kohë.

U theksua se bëhet fjalë për shërbime që drejtpërdrejtë e thjeshtësojnë qasjen në dokumente të rëndësishme, e reduktojnë barrën adminstrative dhe eleminojnë pritjen e panevojshme dhe praninë fizike në sportele. 

Shtesë, FSSH nga sot është edhe teknikisht i lidhur me Regjistrin Qendror të Popullsisë, gjë që mundëson marrjen automatike të të dhënave relevante për qytetarët. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër