‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK-së’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvallen, raporton Ekonomia Online.

Përplasja ka ndodhur në Kuvend, aty ku janë hapur dyert për mërgimtarët.

Deputetët e PDK’së i kanë kërkuar Gërvalles që ta thërrasin seancën konstituive të Kuvendit.

Në anën tjetër, Gërvalla i ka ftuar në takim.

Gërvalla dëgjohet teksa i thotë deputetes Blerta Deliut ‘’largohu veç pak, s’ke nevojë në fytyrë’’.

Deliu i përgjigjet duke i thënë ‘’s’po të vjen marre’’.

Gjatë kësaj situate janë dëgjuar edhe thirrje ‘’UÇK’’, dhe ‘’Poshtë Jugosllavia’’.

Përplasje ka pasur mes edhe Gërvalles edhe Artan Behramit, ku janë dëgjuar fjalë si ‘’ti ke shkelë mbi gjakun e UÇK’së’’, ku ministrja ka thënë ‘’mos rrej’’.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër